4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ja si ta përdorni majdanozin

Përdorimi i rregullit i majdanozit mund të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut. Acidi folik që gjendet te kjo barishte është si një tonik për zemrën. Përdorimi ditor i majdanozit ul dhimbjet e kyçeve, për shkak të vlerave anti-inflamatore të tij

Majdanozi është një bimë aromatike, tejet e çmuar dhe e njohur për përfitimet e shumta shëndetësore që marrim me konsumimin e tij. Niveli i lartë i kripërave minerale, fosforit, kalciumit, fibrave, proteinave dhe karbohidrateve por edhe katër vitaminave, A, B 12, C, K e bën këtë erzë në top listën e ushqimeve më të rekomanduara. Edhe pse duhet pranuar se majdanozi është i varfër në hekur, këshillohet konsumimi i tij pasi prania e vitaminës C favorizon përthithjen e hekurit.
Përfitimet
Majdanozi ka qenë dhe mbetet një nga përbërësit më të përdorur në gatimet e shqiptarëve. Amvisat e përdorin në sallatë, në gjellë, në marinime dhe së fundi, e gjejmë edhe si përbërës në përzierjet e lëngjeve të shtrydhura të frutave dhe perimeve. Majdanozi është i pasur me shumë vitamina, si vitaminë C, B 12, K dhe A. Kjo do të thotë që majdanozi e mban sistemin imunitar mjaft të fortë, forcon kockat dhe i bën mirë sistemit nervor.
Sëmundjet
Majdanozi ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta nga organizmi. Si rrjedhojë është një mbështetje e madhe për veshkën dhe funksionin e saj.
Përdorimi i rregullit i majdanozit mund të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut. Acidi folik që gjendet te kjo barishte është si një tonik për zemrën. Vaji esencial i majdanozit mund të përdoret për masazh të skalpit e si rrjedhojë redukton rënien e flokëve. Përdorimi ditor i majdanozit ul dhimbjet e kyçeve, për shkak të vlerave anti-inflamatore të tij.
Çaji me majdanoz shtensionon muskujt dhe stimulon tretjen. Studimet kanë treguar që majdanozi, në veçanti vajrat esencialë të tij, luajnë një rol në parandalimin e tumoreve. Madje shkencëtarët e kanë renditur majdanozin, një barishte me aftësi mbrojtëse në listën e ushqimeve që duhen përdorur kundër këtyre sëmundjeve.
Majdanozi luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të syrit. Nëse kaloni orë të tëra para kompjuterit, atëherë duhet të konsumoni majdanoz më shpesh. Shkencëtarët e Universitetit të Veronës kryen një studim në vitin 2014 mbi potencialet e substancave natyrale në luftën kundër alergjive. Konsumimi i rregullt i majdanozit forcon rolin e një hormoni, të quajtur adiponektinë, që ka efekte anti-alergjike.
Konservimi
Kërcejtë e fortë, qesen “plastike” duhet ta lësh të hapur që të marrin frymë. Para se t’i konsumosh duhet t’i lash me ujë të vakët. Majdanozin mund ta rrisësh vetë në shtëpi. Ajo që të duhet është një vazo balte, dhe organik dhe një kërcell i vogël e i freskët.
Në fund të vazos duhet të vendosësh disa gurë të vegjël që të ndihmojnë me kullimin e ujit. Më pas duhet të hedhësh dheun dhe të vendosësh në të bimën e vogël. Ujite vazon herë pas here dhe sigurohu që ndriçimi natyral është i mjaftueshëm. Shumë shpejt do të shohësh gjethet e bukura të gjelbra të nxjerrin krye. Mjaftojnë dy ose tre bimë dhe kështu ke siguruar dozën e mjaftueshme të majdanozit për gjithë verën dhe vjeshtën.
Kujdes!
Megjithatë majdanozi mund të ketë disa të meta ndaj dhe apelohet që të mos konsumohet për disa kategori personash. Ndër ta janë gratë shtatzëna, pasi mund të rrisë rrezikun për abort, bëhet fjalë veçanërisht për gjethet e tij, pasi kërkohet se në rast konsumimi të zihet mirë. Gjithashtu ka efekte anësore në rast të inflamacionit të veshkave, si dhe te persona me probleme të zemrës dhe veshkës.
-Përmban multivitamina, ka një përqindje të lartë betakarroteni, vitaminë B 12, klorofil, kalcium, vitaminë C, më shumë se tek agrumet
-Përmban acide lyrore thelbësore, acidin alfa-linoleik, që së bashku me acidet lyrore omega 3 dhe omega 6 përbejnë acidet kryesore më të rëndësishme të organizmit. Përmban gjithashtu proteina, fosfor, hekur, vitamina K
-Majdanozi është i njohur si një detoksifikues natyral i trupit dhe për këtë arsye në mënyrën më të lehtë çliron metalet nga “trupi i rëndë”
-Majdanozi gjithashtu ndihmon në trajtimin e inflamacioneve dhe infeksioneve. Është treguar edhe si preventiv kundër artritit reumatoid dhe enjtjes në nyje
-Gratë që luftojnë me celulitin është e këshillueshme për të bërë çaj nga majdanozi dhe ta konsumojnë gjatë ditës. Në këtë mënyrë largohen lëngjet e tepërta

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img