0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ja si ta mbushni iPhone-in sa më shpejt që të jetë e mundur

Nëse iPhone-i juaj nuk fiket papritur, atëherë urime: Bateria juaj ende është në gjendje të rregullt.

Por, nëse mendoni se ai po merr shumë kohë derisa po mbushet, ekzistojnë disa mënyra për ta përshpejtuar mbushjen e tij.

E gjitha çfarë duhet të bëni është t’i ndiqni këto këshilla më poshtë:

Mos e përdorni kompjuterin

Nëse ju intereson shpejtësia e mbushjes, mos e përdorni portin USB të laptopit tuaj për ta mbushur iPhone-in. Mbusheni përmes prizës në mur ose ndonjë pajisjeje të jashtme për mbushjen e baterisë, transmeton Gazeta Express.

Merreni një mbushës tjetër

Sigurohuni që mbushësi juaj është origjinal, pasi të rrejshmit janë përhapur me të madhe tani në treg. Mos u besoni prodhuesve të palës së tretë, por mbushësit e markave të njohura si Anker, Monoprice dhe AmazonBasics janë të sigurt dhe e mbushin celularin tuaj më shpejt.

Lehtësojeni pak baterinë tuaj

Shkoni në menynë Battery në Settings, dhe aty do ta shihni cilat aplikacione hanë më së shumti bateri. Përderisa kjo mund të mos jetë këshillë se si ta mbushni celularin, të bëni gjëra të mençura si kjo do t’ju ndihmojë që ta ruani baterinë.

Aktivizojeni Airplane Mode, nëse nuk ju duhet shumë celulari

Përderisa jeni duke e mbushur celularin, aktivizojeni Airplane Mode dhe celulari juaj do të mbushet dukshëm më shpejt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img