Gjykata e Colmarit menjëherë pas përfundimit të seancës së sotme ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dal me një komunikatë dërguar medieve dhe përfaqësuesve diplomatik.
Gjykata në këtë komunikatë ka treguar arsyet e shtyrjes së vendimit për 6 prill.
Por ajo që shihet në listën e adresave elektronike është se Gjykata e Colmarit i ka raportuar në kohë reale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe askund nuk ndodhet një e-mail i zyrtarëve të Kosovës.
Në listë janë disa e-maile të gazetarëve dhe të përfaqësuesve serbë por asnjë i zyrtarëve kosovarë me punë në Francë.
Nuk dihet nëse kjo tregon pa interesimin e institucioneve kosovare për t’u informuar zyrtarisht nga Gjykata apo dëshirën e autoriteteve të Francës për t’i informuar vullnetarisht serbët përkitazi me rastin Haradinaj.