Site icon PrishtinaPress

Ja si duket gjendja e stadiumit një ditë para ndeshjes së Ballkanit

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku nesër do zbret Ballkani në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës duket më në gjendje të mirë sesa në ditët e fundit.

Kampioni i Kosovës, nesër do të përballet me Lincolm Red Imps, duke filluar nga ora 20:45, njofton Klankosova.tv.

Ky stadium është rënduar gjatë ditëve të fundit, pasi në të janë zhvilluar disa ndeshje ndërkombëtare të klubeve kosovare, teksa së fundmi janë mbajtur edhe disa meçe të ndeshjeve.

Ndërsa, Prishtina që zakonisht i luan ndeshjen kampionale aty, nuk do të mundet për një kohë derisa të riparohet bari për përballjet që do i zhvillojë Kosova gjatë muajit shtator.

Exit mobile version