Përdorimi i shpeshtë i tabletit ose telefonit mund të dëmtojë rëndë qafën tuaj.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, një person mesatarisht përdor telefonin 1,500 herë në javë. Sipas ekspertëve, vështrimi i telefonit për më shumë se 15 minuta pa pushim, mund të dëmtojë qafën dhe shpinën tuaj.
Në fakt, vazhdimisht duke e përkulur kokën për përdorur telefonin, ushtron sa më shumë presion në qafën tuaj.
Në fakt, një gjë e tillë i shkakton presion qafës suaj njësoj sikurse ta mbanit në qafë një 8 vjeçar, transmeton Indeksonline.
Mesatarisht, kokat tona peshojnë 4 deri në 5 kilogramë. Në një kënd prej 15 gradësh, graviteti e bën atë të ndihet si 12 kilogramë. Shumica prej nesh përkulim kokat në këtë kënd për përdorim të telefonit.
Sa duhet ta përdorim telefonin?
Në fakt, ka shumë e shumë persona të cilët janë të varur nga telefonat dhe tabletët e tyre. Ata e përdorin telefonin tre deri në katër orë pa pushim, pa ndërruar pozicion. Kjo është padyshim shumë.
Duke pushuar 10-15 minuta është mënyra më e mirë për të përdorur një telefon ose tabletë. Por në fakt, ideale do të ishte që të mos vështroni telefonin tuaj për më shumë se 30 minuta.