1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ja sasia e saktë e arroreve që duhet të hani në ditë

Arroret nuk janë vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme.

Kikirikët e pjekur dhe të kripur, bajamet, fëstëkët, lajthitë e arrat janë të përkryera për një trup të shëndetshëm.

Por, a e dini se sa arrore duhet t’i hani në ditë për një shëndet të mirë?

Sipas dietologut Mansi Padechia, ekziston një sasi specifike e ngrënies së tyre, pasi tejkalimi i kësaj sasie mund të çojë në komplikime të mundshme shëndetësore.

Bajame (14 copë)

Ato furnizojnë 20 për qind të dozës suaj ditore të rekomanduar të magnezit në vetëm 1 oz. Kufizojeni vetëm në një pjesë të vogël, por përfshijini ato në dietën tuaj. “Ato janë një burim i shkëlqyer i magnezit dhe ndihmojnë në mbështetjen e imunitetit”, tha ai.

Fëstëkë (21 copë)

Fëstëkët janë një burim i madh i aminoacidit L-arginine, i cili shndërrohet në oksid nitrik në trup. Këto arrore të vogla mund të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e shëndetit të enëve të gjakut. “Ato janë një burim i madh i yndyrave të shëndetshme, fibrave, proteinave, antioksidantëve dhe lëndëve të ndryshme ushqyese, duke përfshirë vitaminën B6 dhe tiaminë. Ato gjithashtu nxisin humbjen e peshës, ulin kolesterolin dhe sheqerin në gjak dhe ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zorrëve, syve dhe enëve të gjakut”, shpjegoi eksperti.

Lajthi (10 copë)

Ato janë të pranishme në çokollata e kafe. Lajthitë në vetvete janë të shkëlqyera për lëkurën, flokët dhe shëndetin e përgjithshëm. Si një nga burimet më të pasura të vitaminës E, lajthitë përbëjnë një rosticeri të shëndetshme, me një aromë pak të ëmbël. “Përveç përmbajtjes së tyre omega-3, lajthitë janë gjithashtu të mbushura me antioksidantë që mbrojnë trupin nga stresi oksidativ që mund të kontribuojë në hipertension. Ato përmbajnë sasi të larta të komponimeve fenolike, të cilat ndihmojnë zemrën tuaj të qëndrojë e shëndetshme duke reduktuar kolesterolin dhe inflamacionin”.

Arra (4 copë)

Arrat përbëhen nga 65 për qind yndyrë dhe 15 për qind proteina. “Ato janë një burim i shkëlqyer i disa vitaminave dhe mineraleve dhe janë të pasura me yndyra të shëndetshme për zemrën dhe antioksidantë. Konsumimi i rregullt i arrave përmirëson shëndetin e trurit dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Ato mund të përfshihen lehtësisht në dietën tuaj, mund të hahen pa e shoqëruar me diçka tjetër ose të shtohen në ushqime të ndryshme”, tha Padechia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img