4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ja sa para kanë kosovarët në banka

Mbi 7 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.12 miliard euro.

Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin tetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ku theksohet se vlera e kredive bruto ka arritur në 4.83 miliardë euro me një rritje prej 42.47 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 5.87 miliardë euro.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 838.3 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.37 për qind e që në muajin shtator 2023 ka qenë 2.43 për qind, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.39 për qind ku në muajin paraprak ishte 6.51 për qind.

Raporti kredi-depozita për muajin shtator 2023 ishte në nivelin 82.3 për qind, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 4.01 për qind.

Vlera e kredive të reja ishte 160.6 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja për muajin shator 2023 arriti në 61.3 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img