4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ja sa mund të dënoheni nëse nuk keni e patentën e shoferit me vete, çmimi është marramendës

Nol Dedaj, ekspert komunikacioni, në Ora e Fundit në Klan Kosova, ka thënë se ligjet për komunikacionin rrugor janë me probleme të mëdha.
Ai ka deklaruar se ato kanë shumë mangësi, paqartësi dhe keqstrukturime, duke shkaktuar huti në shumë raste, njofton Klan Kosova.
“Mangësitë e ligjeve janë se janë përkufizuar në rregulla të njëjta. Për fat të keq ligji është përkthyer nga ligji i Maqedonisë dhe nuk plotëson kriteret teknike”.

Dedaj ka marrë shembull gjobën në rast të mungesës së patentshoferit, dhe dënimit që merret për mospagesë të saj, si tregues të “absurditetit” të ligjit, siç ka thënë ai.
“Gjobat kanë ndryshuar. Mungesa e patentshoferit tani do të gjobitet në vlerë monetare prej 500 deri 1500 euro. Por absurdi është se nëse nuk paguhet gjoba, atëherë personi dënohet me 40 euro”.
“Ligji nuk përshtatet me infrastrukturë. Po ashtu ai nuk ka ministri adekuate të cilit i atribuohet. Në ligjin e kaluar ka qenë i përfshirë një aneks, që ka rregulluar çështjen e trajnimit të drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img