-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ja sa kushton operimi që e bëri Vjosa Osmani në spitalin privat “Aloka”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u operua për heqjen e tëmthit në spitalin privat “Aloka”.

Reagime të shumta pati ndaj saj, pasi Osmani nuk iu besoi mjekëve të shtetit, për ta kryer një ndërhyrje të tillë që bëhet qysh pas përfundimit të luftës në QKUK.

E në klinikat private një operim i ngjashëm si i presidentes Osmani, ka çmime të ndryshme.

Në spitalin “Aloka” ku është operuar presidentja Osmani operimi më i thjeshtë i tëmthit fillon nga 500 euro. Kjo është marrë vesh nga gazetarët e Nacionales që po qëndrojnë në afërsi të spitalit.

Kurse, analizat të cilat bëhen para operacionit kushtojnë 200 deri në 300 euro, në spitalin Aloka.

Presidentja, Vjosa Osmani, të mërkurën e vonë i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në një nga spitalet e kryeqytetit.

Kjo ka ngjallur reagime të opinionit se përse e para e shtetit ka zgjedhur spitalin privat e jo shërbimet që i ofron, Vjosa Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img