1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ja sa kosovarë jetojnë në Gjermani

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, përmes një shkrimi në faqen e saj në “Facebook”, ka bërë me dije se qytetarët me origjinë nga Kosova e që jetojnë në Gjermani nuk janë “listuar” në hulumtimin e Entit Federal të Statistikave.

“Kjo nuk ka të bëjë me mospunën e Ambasadës së Kosovës në Gjermani as të Qeverive të Kosovës e Gjermanisë. Kosova si shtet i ri dhe qytetarët e saj me banim në Gjermani dalngadalë por sigurtë janë “listuar” në të gjitha nivelet e pushtetit në Gjermani. Të dhënat për shtetasit e Kosovës ekzistojnë por meqë shteti ynë nuk është ende anëtar i OKB-së dalin vështirësi në publikimin zyrtar… Tërë kjo na sjell tek përfundimi: pak shtetas të Kosovës në Gjermani nuk jemi! Përkundrazi: sipas të dhënave (“gadi se” zyrtare) janë më shumë se 350.000 shtetas të Kosovës- me shtetësi të RKS, me shtetësi të RFGJ apo edhe me shtetësi të dyfishtë në Gjermani”, thuhet në postimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Ndryshe numri i individëve me prejardhje të huaj në Gjermani ka arritur një rekord të ri në vitin 2017. Siç bëri të ditur, Zyra Federale e Statistikave në Republikën Federale të Gjermanisë jetonin vitin e kaluar 19,3 milionë gra, burra e fëmijë që kanë sfond migrimi. Kjo përbën 4,4% më shumë se një vit më parë. Pjesa e përgjithshme e të huajve në numrin e popullsisë gjermane përbën 23,6%. Në Gjermani një person quhet me sfond migracioni, kur ai vetë, ose njëri nga prindërit nuk ka lindur me shtetësi gjermane. Rreth 51% e popullsisë me sfond migrimi janë gjermanë, 49% kanë një pasaportë të huaj.

Afro 3 milionë vetë me origjinë turke

Ndër 19,3 milionë individë me origjinë të huaj në Gjermani, 2,8 milionë kanë prejardhje turke, 2,1 milionë janë me origjinë polake, 1,4 milionë me origjinë ruse, 1,2 milionë me origjinë kazake dhe 0,9 milionë me prejardhje rumune.

Të dhënat bazohen në mikrocensusin, regjistrimin sporadik ku çdo vit pyetet 1% e popullsisë në Gjermani. Statusi i migrimit u pyet tek personat banues privatë dhe jo në qendra komuniteti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img