Policia e Kosovës sot ka arrestuar deputetin e Republikës së Kosovës, Rasim Demiri.
Burime të Indeksonline mësojnë se deputeti Demiri është arrestuar pasditen e sotme në periferi të Prizrenit. Ku i njëjti ka bëre vepër penale duke shkelur orën policore.
Deputeti mësohet se ishte duke shkuar në mal me disa miq të tij për gjueti, ndërsa edhe i është sekuetruar një armë, të cilin e kishte pa autorizim.
Bëhet fjalë për një pushkë M48.
Por, i njëjti me pas më vendim të organeve të drejtësisë është liruar në procedurë të rregullt.
Rasim Demiri është kryetar i koalicionit VAKAT./Indeksonline