-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ja pse taksa për Rrugën e Kombit është shumë e lartë – Krahasimi me vendet e rajonit

Vendosja e taksës për të gjithë ata që kalojnë nëpër Rrugën e Kombit ka nxitur reagime të shumta sidomos te kosovarët. Po vlerësohet se shuma e qarkullimit në këtë autostradë është shumë e lartë.

Taksa në autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë do të jetë për vetura 5 euro, për autobusë 11 euro, e për kamionë 26 euro.

Por, krahasuar me vendet e rajonit këto taksa janë shumë të larta.

Autostrada Shkup-Tetovë e gjatë rreth 40 kilometra, ka taksë vetëm 1 euro.

220 kilometra është e gjatë edhe autostrada Nish-Beograd, por që paguhet 7 euro.

Për dallim nga Rruga e Kombit, Morinë-Rrëshen që është e gjatë rreth 100 kilometra, dhe që pagesa për një veturë është vendosur 5 euro.

Ndaj këtij vendimi kishte reaguar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ai ka thënë se për këtë  vendim Shqipëria nuk është konsultuar me Kosovën.

Edhe ish-lideri i PD-së, Sali Berisha ka thënë se taksa është shumë e lartë, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të Edi Ramës.

Është paralajmëruar që taksë do të ketë edhe në autostradën Ibrahim Rugova, por çmimet raportohet të jenë më të ulëta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img