1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ja pse nuk duhet ti puthni duart e foshnjave

Javët e para të të porsalindurit janë edhe javët më delikate të jetës së tij. Pasi ka kaluar 9 muaj në placentë, i rrethuar nga lëngu amniotik dhe i mbrojtur nga çdo faktor i jashtëm, i duhet të përballet me një ambient të ri.

Sistemi i tij imunitar i dobët dhe pak i zhvilluar është nën shënjestrën e agjentëve patogjenë, për këtë arsye duhet treguar një kujdes i jashtëzakonshëm përsa i përket higjienës dhe shëndetit të tij. Tek foshnja nuk duhet anashkaluar asgjë, madje as edhe një puthje. Duke u ndalur tek puthjet është mëse e zakonshme që vetë prindërit apo familjarët të puthin foshnjet.

Disa prej tyre kanë frikë se mos dëmtojnë lëkurën e tyre delikate dhe për këtë arsye zgjedhin t’i puthin në duar. Një veprim që mund të duket thuajse i padmshëm për të porsalindurin, por në të vërtetë është krejt e kundërta.

Së pari duhet patur parasysh që kur prekni ose puthni një të porslaindur duhet të keni larë duart paraprakisht, të mos mbani erë duhan apo të mos përdorni aroma të rënda me përmbajtje alkooli, shkruan Living. Por edhe nëse ndiqni këto këshilla, është mirë të eviton puthjen e duarve të foshnjes deri sa të jetë 5 javësh.

Gjatë puthjes, bakteriet që dalin nga goja e personit të rritur nëpërmjet pështymës, sulmojnë organizmin etij. Duke qënë se fëmija ka “vesin” të fusë duart në gojë, këto baktere do të shumohen në kavitetin e tij oral. Raste të tilla janë bërë shpeshherë burim për shfaqjen e Herpesit, të cilët kanë rezultuar fatalë për të porsalindurin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img