4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ja pse kumbullat janë më të çmueshme se çdo pemë tjetër

Të kaltra, të mëdha, të ëmbla, të lëngshme… kumbullat (Prunus domestica), sezoni i të cilave është pikërisht tani, janë një pemë e veçantë e cila përmban antioksidantë më shumë se çdo pemë tjetër

Njëkohësisht, kumbullat janë laksativi më i mirë natyror, ndërkohë që për një ndikim më intensiv janë më të mira të thata se të freskëta.

Ky frutë i ëmbël është i pasur me hekur dhe kalcium, ndërsa ndihmon edhe me problemet me koncentrim. Disa madje pohojnë se kumbullat e stimulojnë dëshirën seksuale, për çfarë ekzistojnë edhe prova shkencore, transmeton koha.net.
Kumbulla e sotme shtëpiake e cila rritet në pothuajse çdo pemishte private, rrjedh nga pemët e egra me prejardhje nga Persia, Armenia dhe Kaukazi, nga ku u sollën në Evropë. Nga varietetet e egra janë zhvilluar më shumë se 2.000 lloje të ndryshme të cilat piqen nga vera deri në vjeshtë, ndërsa ndahen në tri grupe kryesore: evropiane, japoneze dhe aziatike-perëndimore.
Në dyqane i gjejmë në dhjetëra lloje, frutat e të cilave mund të jenë të mëdha dhe të rrumbullakëta, të vogla dhe ovale, në një spektër ngjyrash nga e purpurta-kuqe deri tek e kuqja-e verdhë dhe pika-pika. Mishi i frutës është zakonisht ngjyrë portokalli apo ngjyrë të verdhë, por gjithmonë i lëngshëm me shije të ëmbël ose paksa të thartë.
Edhe pse kumbullat janë shumë të shëndetshme, ato kanë qenë prej kohësh fruta të neglizhuara. Megjithatë, që kur u zbulua se përmbajnë më shumë antioksidantë se çdo pemë tjetër, ato u bënë më interesante. Si një ushqim dietal, rekomandohen veçanërisht për sëmundjet e veshkave, për personat me dhimbje të eshtrave, reumatizëm dhe sëmundje të mëlçisë.
Kumbullat e përmirësojnë tretjen e karbohidrateve, ndihmojnë tek tensioni nervor, nervozizmi, problemet e kujtesës, rritjen e rezistencës ndaj stresit, pastrimin e zorrëve dhe ndihmojnë tek kapsllëku, por edhe e forcojnë zemrën dhe sistemin imunitar.
Shumë njerëz thonë se kumbullat e papërpunuara nuk janë të shëndetshme, por pretendimet e tilla janë të vërteta vetëm në qoftë se e teprojmë. Gjegjësisht, nëse në zorrë grumbullohen shumë kumbulla të patretura, nën ndikimin e baktereve fillon fermentimi, ndërsa pasoja është zhvillimi i sasive të mëdha të gazrave dhe formimi i acideve të dëmshme yndyrore, gjë që rezulton me dhimbje të barkut dhe të zorrëve, si dhe diarre të pakëndshme.
Le të jenë të forta
Kumbullat janë shumë të ndjeshme, prandaj gjatë blerjes duhet të jemi të kujdesshëm që të jenë të forta, që në shtypje të jenë të buta, të mos jenë të kalbura dhe ta kenë një ngjyrë karakteristike për atë lloj. Frutat më të mira janë të mbuluara me mantel të bardhë në formë hiri, sepse kjo do të thotë se nuk janë të spërkatura me shkëlqim artificial.
Ato duhet të ruhen në temperaturë të ftohtë, sepse në temperaturë dhome piqen shpejt.
Kumbullat, mishi i të cilave është i ëmbël, mund të konsumohen të freskëta, ndërsa për gatim janë më të mira të thata ose të tharta, të cilat janë ideale për të bërë ëmbëlsira frutash. Jashtëzakonisht të shijshme janë edhe marmelatat, kompostot dhe xhelatinat nga kumbullat. Përveç kësaj, kumbullat janë të përshtatshme për ngrirje. Mjafton të ndahen përgjysmë, t’ua hiqni thelbit, t’i vendosni në një pjatë dhe t’i ngrini në një qese hermetike.
Kumbullat janë laksativ i butë i cili e stimulon tretjen dhe i ndihmon njerëzit që kanë oreks të dobët. Kumbullat e gatuara u bëjnë mirë edhe atyre të cilët kanë një rezistencë të fortë ndaj ushqimit. Dihet se substancat pektike të cilat përfshijnë kumbulla e lehtësojnë pastrimin e zorrëve. Prandaj, njerëzit që kanë probleme me tretje u këshillohet që në mbrëmje t’i vendosin 5 deri në 10 kumbulla të thata në ujë dhe së bashku me ujë t’i konsumojnë në lukth të zbrazët në mëngjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img