Efektet pozitive që ka çaji në shëndet, bën që ai të preferohet nga shumë njerëz. Pikërisht, për shkak të këtyre efekteve shëndetësore, çaji preferohet edhe më shumë se kafja.
Ja disa nga përparësitë e çajit, që nuk i ka kafja:
Ndihmon për të luftuar sëmundjet – Kafja nuk është e dëmshme, në vetvete, por nuk është as e dobishme.
Çaji, nga ana tjetër, lufton në mënyrë aktive kancerin e ezofagut, tek femrat redukton rrezikun e prekjes deri në 60 për qind.
Për më tepër, çaji është i pasur edhe me antioksidantë që ngadalësojnë efektet e plakjes si dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Ndihmon për të rënë në peshë – Në kontrast me të gjitha pijet që të shëndoshin, nga analizat laboratorike ka rezultuar se sheqeri që merret nga çaji, në ndryshim nga të gjitha pijet e tjera me kafeinë, nuk ka teprica yndyrore ndikuese të drejtpërdrejta të shtimit në peshë.
Përveç kësaj, çaji ndalon rritjen e qelizave të reja yndyrore. Të mban aktive më shumë se kafja – Kafja është shokuese për organizmin, rezultatet e saj janë të njohura tashmë.
Por, efektet e kafes mbarojnë shumë shpejt, aq sa ndonjëherë ke nevojë të pish disa kafe në ditë (kjo të krijon një lloj ndjesie më të rëndë sa ç’e kishe para se ta pije).
Ndërsa çaji nuk ndalon. Nuk ke nevojë të pish çaj pas çaji për të qëndruar gjithmonë në formë.