Site icon PrishtinaPress

“Ja njeriu i fjalës”, Hoti publikon një video të Kurtit në opozitë ku shtronte pesë kushte me Serbinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shpërndarë një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjatë kohës sa ishte në opozitë, ku paraqiste kushte për dialogim me Serbinë.

Hoti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar shkurt “Ja njeriu i fjalës. Dëgjojeni”, teksa ka bashkëngjitur videon.

Në këtë video, Kurti paraqiste pesë kushte për dialog me Serbinë. Në këto kushte, përfshihej largimi i Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, kthimi i të pagjeturve dhe kërkimfalja për krimet e kryera, dorëzimi i kriminelëve para drejtësisë, mos-financimi i strukturave paralele në veri dhe zhdëmtimin e Kosovës.

“Pesë lloje të kushteve që Kosova duhet me ja paraqitë Serbisë. Kushti i parë juridik dhe legal, Serbia duhet me e ndryshu Kushtetutën e saj dhe me e pranu pavarësinë e Kosovës. Kushti i dytë, humanitar dhe moral, Serbia duhet me na i kthy të pagjeturit edhe me na kërku falje për krimet e kryera. Kushti i tretë i drejtësisë me na i dorëzu ata mijëra kriminelë që i kanë bë vrasje dhe dhunimet e torturat në Kosovë. Kushti i katërt është politik – Serbia duhet me pushu me shtypjen dhe diskriminimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe financimin e dirigjimin e strukturave ilegale në veri dhe gjetiu. Kushti i pestë është i zhdëmtimit. Pa plotësimin e këtyre pesë lloje të kushteve, ne nuk kemi më pse të dialogojmë”, deklaron Kurti në video.

Exit mobile version