-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Ja një pjesë e rezultatit”, Jeta Statovci i lë meritë Gani Jakupit për njohjen e pasaportave nga Spanja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka reaguar pas njohjes së pasaportave kosovare nga Spanja.

Ajo duke thënë se opozita e dikurshe dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës, ka përmendur reagimet për rrogën e Gani Jakupit, këshilltarit të ministres Donika Gërvalla,  siç thha, “Lobon e ndihmon Republikën në Spanjë”.

“Dikur projekte lobuese milionëshe për ndarjen e Kosovës, sot projekte lobuese për bashkim të Kosovës së pa ndarë me perëndimin. Opozita që dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës u ngrit në këmbë për pagesën ndaj Gani Jakupit që lobon e ndihmon Republikën në Spanjë. Por, sot pas këtij lajmi a thua çfarë do të thonë? Pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij. Ja një pjesë e rezultatit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img