Ramush Haradinaj pritet të arrij sot në Kosovë në orën 20:00.
Burimet e Indeksonline kanë treguar se Haradinaj ka nxjerrë bileten e kthimit në Kosovë dhe bashkë me të do të kthehen edhe disa zyrtarë të AAK-së të cilët tashmë ndodhen në Francë.
Haradinaj me të marr vendimin për lirim, është nisur nga Colmari në drejtim të Strasburgut ku do ta marr pasaportën e konfiskuar nga autoritetet franceze.
Haradinaj do të niset për në Kosovë nga aeroporti i Baselit aty edhe ku u ndalua, në orën 17:30 ndërsa parashihet që në Kosovë të ateroj në orën 20:00.