Site icon PrishtinaPress

Ja kush janë dy grabitësit e arrestuar me pseudonimet “Vranjevci” e “Llapqina”

Xhafer Vllahiu (43), i njohur me pseudonimin kriminal “Vranjevci” dhe Florim Eminovic (38) me pseudonimin “Llapqina”, janë arrestuar mbrëmë në Prizren si të dyshuar për grabitje.

“Vranjevci” dhe “Llapqina”, se bashku me dy të dyshuar tjerë, të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata, kanë kryer grabitje në një depo të materialit ndërtimor.

Policia me të pranuar informacionin se po kryhet vepra, i është përgjigjur rastit dhe të dyshimtit sapo kanë vërejtur lëvizjet e policisë kanë filluar ikjen nga vendi i ngjarjes.

Patrulla e policisë bashkë me Njësitë Speciale duke reaguar me efikasitet dhe shkathtësi profesionale kanë filluar ndjekjen e personave të dyshimtë dhe të rrezikshëm pasi ishin të pajisur më armë të gjata.

Gjatë ndjekjes së tyre të cilët kishin ikur në këmbë nëpër fushë në afërsi të rrugës transite, policia ka arritur të ndalojë dy nga të dyshimtit, Xhafer Vllahiun dhe Florim Eminovic, të cilët ishin në posedim të dorëzave, maskave që mbulon fytyrat për tu mos ju ditur identiteti. Në xhepat e tyre janë gjetur edhe rreth 500 euro që dyshohet se janë grabitur, raporton IndeksOnline.

Aktualisht njësitë e specializuar të hetimeve së bashku me inteligjencën janë në kërkim edhe të dy personave të dyshimtë të cilët kanë marrë pjesë në grabitjen e armatosur për të cilët janë siguruar informacione mbi identitetin e tyre.

Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve në Prizren, dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë për dy personat e dyshimtë.

Exit mobile version