Sali Riza Gërqina dhe Ludvig Prenqi janë fituesit e edicionit të 66-të të Kërcimeve nga Ura e Fshejtë.
Të dy fituesit ndanë pozitën e parë në stilin Dallëndyshe me nga 59.5 pikë.
Në pozitën e tretë u pozicioni Shkëlzen Goqi me 58.5 pikë.
Në stilin Këmbë fituan Alfred Prenqi dhe Arlind Shala me nga 60 pikë, ndërsa i treti ishte Teki Miftari.
Në garën në të cilën morën pjesë 10 kërcyes në stilin Dallëndyshe dhe 12 Këmbë, pat një numër të konsiderueshëm të shikuesve.