Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar dy persona në lidhje me tentim vrasjen që thuhet se është bërë ndaj avokatit Gazmend Halilaj disa ditë më parë.
Në një prononcim për Portali.info, avokati Halilaj ka thënë se njëri nga të arrestuarit dihet se është Ibrahim Lushtaku.
“Njëri prej tyre është Ibrahim Lushtaku, familjar dhe truprojë i Sami Lushtakut”, ka thënë Halilaj.
Kujtojmë se menjëherë pas rastit, avokati kishte deklaruar publikisht se pas sulmit po fshihen ‘maskat e Samiut’.