Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish ushtar të UÇK-së, kësaj radhe nga qyteti i Mitrovicës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Eset Ujkani është ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mitrovicë.
Ujkani ishtë asambleist në komunën e Mitrovicës për disa mandate nga radhët e PDK-së, po ashtu ish kandidat për të parin e kësaj partie në Mitrovicë e nënkryetar i parë degës së PDK-së në këtë qytet mandatin e kaluar.
Ujkani aktualisht është drejtor i njërit nga departamentet në minierën e Trepçës.