Labinot Gashi-Labi, për shumë vjet ishte pjesë e televizionit 21, e tani që është larguar është bërë lajm i medive rozë.
Si duket arsyeja e largimit të tij ishte kërkesa për rritje page.
Por, ajo që mbetet dilemë tani për tani është se kush do ta zëvendësojë Labin tani që nuk është pjesë më e TV21, transmeton gazeta Express.
Dy opsione janë që emisionin që ka udhëhequr Labi, “Një kafe me Labin”, ta bëjnë njëri nga dy bashkëpunëtorët e tij, Blerona Zeqiri ose Visar Kalludra.
Express do t’iu mbajë të informuar me të rejat në vazhdim.