Home Uncategorized Ja kur do të luftojë Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”...

Ja kur do të luftojë Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016” (Foto)

Majlinda Kelmendi ka mësuar kundërshtaret e para dhe orën e përballjes së parë në Lojërat Olimpike të Rios.

Xhudistja kosovare rrugën drejt medaljes së artë e fillon më 7 gusht (e diel).
Garat në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë ku garon krenaria e Kosovës, janë paraparë të fillojnë nga ora 15:00 sipas kohës tonë lokale.
Majlinda Kelmendi e cila raundin e parë e ka kaluar pa luftë, sfidën e parë pritet ta ketë rreth orës 16:30, dhe për kundërshtare do ta ketë fituesen e sfidës mes francezes Gneto dhe zviceranes Tschopp.maylinda

Exit mobile version