0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ja ku qëndron Kosova- Del lista e shteteve për evropianët që lahen çdo ditë

Tre muajt e verës shpesh mund të bëhen të padurueshëm për shkak të vapës. Sidomos në vendin tonë, ku temperaturat zakonisht janë mjaft të larta gjatë kësaj periudhe, pothuajse të gjithë jemi në kërkim të zgjidhjeve për t’u freskuar. 

Çfarë ndodh në vende të ndryshme evropiane dhe sa shpesh lahen qytetarët e tyre?

Në këtë hulumtim, pra, shohim hartën evropiane me shkallëzime të ndryshme. Italianët janë në vendin e parë mes qytetarëve që lahen çdo ditë, me një përqindje që arrin dhe e kalon 95%. Pak më poshtë me një përqindje midis 85% dhe 94% është Portugalia, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Greqia dhe Spanja me një përqindje njerëzish që lahen çdo ditë midis 75% dhe 84%.

Ndërsa ngjitemi veçanërisht në veri të kontinentit evropian, përqindja bie në mënyrë dramatike me shumicën e vendeve nën 65. Megjithatë, përshtypje lë edhe Franca, e cila është në listën e vendeve ku qytetarët e saj pothuajse nuk lahen çdo ditë!

Ndërkohë është e çuditshme pse Kosova dhe Shqipëria nuk përmenden fare në këtë listë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img