Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do ta zhvillojë ndeshjen e parë në garat evropiane më 11 korrik.
Ata do të përballen me kampionin e Bullgarisë, Lodogoretsin, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja do të jetë e vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, fituesit e këtyre përballjeve, Ballkani vs Ludogorets dhe Olimpija vs Valmiera, do të ndeshen mes vete për rrugën vijuese në UCL, kurse humbësit potencial, garat evropiane i vazhdojnë në rrethin e dytë kualifikues të Konferencës.
Pikërisht në Ligën e Konferencës, Ballkani u kualifikua deri në fazën e grupeve në edicionin e kaluar, duke u bërë klubi i parë kosovar që e arrin këtë sukses.