Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme, lidhur me skandalin e videos seksuale në zyrën e Safet Gjicit në kohën kur ishte kryetar komune në Kukës.
Për këtë rast janë dënuar me burg ish-kryebashkiaku dhe vajza e cila kreu aktin seksual dhe e filmoi, Alma Kaçi.
Sipas Gjykatës rezulton se asaj i është kërkuar që të kryej këtë akt dhe ta filmojë nga shtetasi Abedin Oruçi, i cili e ka paguar atë rreth 4 mijë euro.
Në vendimin e Gjykatës, sqarohet: Nga komunikimet e datës 06.06.2023 me shtetasin Abedin Oruçi, pas ndodhjes së aktit seksual me të pandehurin Safet Gjici (referuar orarit të komunikimit) kuptohet se e pandehura Alma Kaçi i ka dhënë kartën ku ishte fiksuar video seksuale shtetasit Abedin Oruçi dhe kërkon ta marrë atë nga ky i fundit.
Nga komunikimet rezulton se Abedin Oruçi kujdeset që t’i kujtoj se nuk i ka dhënë lek, duke imponuar tek ajo që në çdo rast të thotë këtë.
Konkretisht, Abedini shkruan: Datë 06.06.2023, ora 14:27:50 (Abedinj): Pa problem ca ke len do e marrish patjetër lek stë ka dhënë kush…pa problem ta sjellin atje.
Gjykata vlerëson se nga kjo bisedë e ndodhur midis të pandehurës Alma Kaçi dhe shtetasit Abedin Oruçi po në ditën kur ka ndodhur filmimi i aktit seksual në zyrën e Safet Gjicit, qartësisht përftohet një indicie se ky i fundit i ka dhënë shtetases Alma Kaç një shumë monetare për realizimin e aktit seksual e regjistrimin e tij. Gjykata vlerëson se nëse Abedin Oruçi nuk do i kishte dhënë lekë të pandehurës Alma Kaçi nuk do të kishte asnjë arsye t’i kujtonte kësaj të fundit se nuk i ka dhënë lekë.
Komunikimi i mësipërm vlerësohet edhe në raport me deklarimin e parë (datë 17.06.2023) të të pandehurës Alma Kaçi ku ajo ka shpjeguar se kryerjen e materialit filmik ja ka kërkuar shtetasi Abedin Oruçi.
Përveç komunikimeve të cilat kanë rezultuar me rëndësi nga këqyrja e aktit të ekspertimit, në lidhje me ndërtimin e plotë të faktit penal kanë rëndësi edhe komunikimet e evidentuara nga këqyrja e videove të gjetura në telefonin që i përket të pandehurës Alma Kaçi, ku janë regjistruar komunikimet e zhvilluara midis shtetasit Abedin Oruçi dhe të pandehurës Alma Kaçi, ku kjo e fundit i kërkon vazhdimisht kthimin e videos me natyrë seksuale.
Konkretisht, shtetasja Alma Kaçi ndodhet në automjetin e saj dhe ka të mbështetur në këmbët e saja një tablet me ngjyrë të zezë me ekran të krisur mbi të cilin kryen një regjistrim video nëpërmjet telefonit tjetër që ka në dorë. Ajo klikon tek tableti dhe kryen thirrje në drejtim të shtetasit të shënuar “Abedin”
Biseda midis Alma Kaçi (në transkript e identifikuar me gërmen “A”) dhe një shtetasi mashkull të emërtuar në telefon nën emrin “Abedin” (në transkript i identifikuar me gërmen “B”) zhvillohet si më poshtë:
Shikoni biseden e plotë në linkun më poshtë: