Disa ‘tuba me letra’ në tre rafte janë djegur brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi për Gazetën Nacionale, ku ka njoftuar se zjarri që kishte kapluar disa ‘tuba të letrave’ ka shkaktuar tym të dendur.
“Informata është marrë në ora 20:44 për zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ishin duke u djegur disa tuba të letrave në 3 rafte dhe ishte krijuar tym i dendur. Është bërë shuarja e zjarrit dhe është bërë ventilimi i tymit nga ajo hapësirë.” – ka bërë të ditur Gashi.
Ai tutje ka njoftuar se duhet hapur hetime të mëtutjeshme për shkaktarët e zjarrit.
“Për hetime të mëtutjeshme për shkaktarët e zjarrit, merren Inspektoret, për hulumtimin e shkaqeve të zjarrit.” – ka thënë Gashi