4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ja çka thotë Majlinda Kelmendi pasi i mori 50 mijë dollarë

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka shpërblyer 14 sportistë, të cilët e mbyllën vitin si numër 1 në botë me 50 mijë dollarë shtesë (46 mijë euro), duke përfshirë këtu edhe Majlinda Kelmendin, shkruan sot gazeta Zëri.

Xhudistja kosovare ndihet e kënaqur për këtë shpërblim, pasi shkëlqeu në Olimpiadën e Rios, ku e fitoi medaljen e artë, në debutimin e Kosovës në këtë eveniment madhështor, me çka vendi ynë u bë lajm në mbarë botën.

“Ky është një moment i madh për të gjithë sportistët e niveleve të larta, duke përfshirë këtu edhe mua”, ka thënë Kelmendi, kampione botërore në vitet 2013 e 2014.

“Presidenti i IJF-së, zotëri Marius Vizer, po mendon shumë për sportistët. Ndihem mjaft mirë kur e shikoj prapa vitin 2016. Ta fitoja titullin olimpik ishte arritja më e madhe në jetën time”, ka shtuar kampionia e dyfishtë evropiane.

Për sukseset në “Rio 2016” Majlinda ishte shpërblyer edhe nga shteti i Kosovës dhe ishte pritur si heroinë në atdhe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img