Site icon PrishtinaPress

Ja çka diskutoi Kryeministri Haradinaj me Komisionierin Hahn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në drekën e punës të zhvilluar me Komisionerin Johannes Hahn në Shkup të Maqedonisë ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe për rrugën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga kjo drekë pune po ashtu theksohet se digjitalizimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është parakusht elementar për integrimin në Bashkimin Europian.

Sipas komunikatës së Qeverisë së Kosovës, Kosova po ashtu ka konfirmuar bashkërenditjen e saj me shtetet e Ballkanit Perëndimor në heqjen e tarifave të roamingut brenda këtyre vendeve në fazën e parë dhe më pas me shtetet e BE–së, si dhe angazhimin konkret në digjitalizimin e Administratës Publike.

Exit mobile version