Home Lajme Ja cilët politikanë mbajnë armë në Kosovës (Video)

Ja cilët politikanë mbajnë armë në Kosovës (Video)

Në Kosovë ka shumë politikanë të cilët mbajnë armë, madje disa edhe më shumë se një, e modele të ndryshme.

Ramiz Lladrovci, kryetari i komunës së Drenasit, thotë se revolen nuk e mban në brez por në veturë.

Pa armë thotë që nuk qëndroi asnjëherë që nga vitet e luftës.

Pasion të madh për armët kishte edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Një kohë të gjatë ai u mor edhe me biznesin që e lidhte direkt me to e që përfshin trajnim për përdorim të armëve e shit-blerjen e tyre.

Armë ka edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, por nuk tregon se çfarë arme bartë.

Sipas një shkrimi të ditëve të fundit, janë 84 deputetë të Kuvendit të Kosovës, që kanë leje për bartjen e armës.

Një armë pranon se e ka edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, të cilën thotë se e bartë për vetëmbrotje.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, flet me pasion për armët. Selimi mendon se qytetarëve duhet t’u jepen më shumë leje për armëmbajtje, në mënyrë që të dihet se kush i posedon ato. /Klan Kosova/PrishtinaPress.eu

Exit mobile version