3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Ja cilat janë shërbimet e reja në Neurokirurgji

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me shërbimet e reja në Neurokirurgji.

E ato janë mikroskopi elektronik i konektuar me neurinavigator, CUSA dhe C arm (skopi).

Vitia thotë se katër operime përfunduan me sukses tek rastet me tumore të thella ku së shpejti pritet të nisë puna edhe me neuroendoskop, përcjell Klankosova.tv.

“Falënderojmë profesionistët shëndetësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre!”, tha tutje kreu i ministrisë së Shëndetësisë.

Shërbimet e reja në Neurokirurgji:

Mikroskopi elektronik i konektuar me neurinavigator, pajisje këto të gjeneratës më të re, po mundësojnë operimet kraniocerebrale të tumorëve ne thellësi të trurit si dhe aneurizmave cerebrale me malformacioneve arteriovenoze.

CUSA si pajisje moderne mundëson përthithjen e tumorëve dhe hemostazës gjatë operimeve.

C arm (skopi) pajisje radiologjike 3D mundëson operimet e shtyllës kurrizore.

Kjo klinikë u furnizua me aparatura të teknologjisë më moderne që lehtëson punën e stafit, pacientët marrin shërbime më cilësore dhe po ashtu kursehet buxheti i shtetit, meqë nuk kanë nevojë të referohen jashtë institucioneve publike shëndetësore.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img