Site icon PrishtinaPress

Ja çfarë thotë Mourinho pas fitores bindëse ndaj Leicesterit

Jose Mourinho pas folur pas fitores në udhëtim ndaj Leicester Cityt.

Manchester United ka arritur të marr një fitore të madhe ndaj kampionit aktual të Ligës Premier, pasi e mposhti me rezultat të thellë 3-0.

Kjo fitore i ka pëlqyer shumë Mourinhos, por nuk ishte i kënaqur me fillimin e ndeshjes, pasi sipas tij nuk krijuan shumë.

“Ne nuk e kemi filluar më së miri, por pastaj kemi filluar duke krijuar shanse dhe shënuar gola, dhe ajo ishte mjaft e lehtë”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

Ndryshe, me këtë fitore, ‘Djajtë e Kuq’ kanë rritur shanset të përfundojnë në njërën nga katër pozitat e para dhe të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Exit mobile version