Lorik Cana ka vlerësuar lartë Xherdan Shaqirin, Milot Rashicën, Elseid Hysajn, Taulnat dhe Granit Xhakën
Lorik Cana, i cili aktualisht, është lojtarë i lirë, gjatë një bashkëbisedime me tifozët në Instagram ka thurur lavde për yjet shqiptar si: Xhaka, Shaqiri, Rashica e Hysaj.
Ai ka folur edhe për përforcimin e ri të Kosovës, Donis Avdijajan, shkruan Gazeta Express.
Në vazhdim mund t’i lexoni përgjigjet e Canës për yjet shqiptar
Çfarë mendimi ke për Xherdan Shaqirin?
Cana: Është një superlojtar
Graniti apo Taulanti?
Cana: I dua të dy, po meqë Taulanti luan për Shqipërinë po them Taulanti
Çfarë mendon për Rashicën?
Cana: Rashica është një lojtar me shumë perspektivë, ka një nisje të mirë të karrierës dhe besoj se do të bëhet një lojtar i një niveli shumë të mirë
Po për Hysajn?
Cana: Elseidi është një lojtar i jashtëzakonshëm në pozicionin e tij. Mund të bëhet ndër më të mirët dhe i uroj të ketë shëndet se ecuria sportive do të jetë e tija
Çfarë mendon për Donis Avdijajn?
Cana: Avdijajn kam dëgjuar që është me perspektivë por nuk e kam parë.