Reagimi i parë i skuadrës pas shkarkimit të Julen Lopetegui ka ardhur, tashmë me në krye trajnerin e ri, Santiago Solari.
Trajneri argjentinasit i është besuar drejtimi i skuadrës në vetëm dy javë, ashtu siç e parasheh rregulli në futbollin spanjoll, ku një skuadër ka dy javë kohë për të zyrtarizuar trajnerin e ri.
Solari, ka mundësi të mëdha të mbetet trajner i Realit edhe pas kësaj periudhe, nëse gjatë këtyre dy javëve kalon me sukseset testet që ka para tij.
Pas fitores në Kupë, Reali i Solarit tani duhet të reagojë edhe në La Liga, ku përballet me skuadrën e papërshtatshme të Valladolid.
Dy sfidat tjera të Solarit do të jenë edhe ajo e Ligës së Kampionëve kundër Plzen dhe kundër Celta Vigos në Spanjë.
Në rast të sukseseve në këto tri ndeshje, Solarit do t’i besohet drejtimi i timonit të Real Madridit deri në fund të sezonit, ku përveç rikthimit në garë për titull në La Liga, sfidë për të do të jetë edhe mbrojtja e ‘mburojës’ së kampionit të Evropës në Ligën e Kampionëve.