-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ja arsyet se pse dështoi seanca për rastin “Brezovica”

Në mungesë të të akuzuarve Dragomir Milosavljeviq, inspektor komunal i ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Shtërpcës dhe Sasha Milosavleviq, shef i Drejtorisë së Kadastrit, si dhe të përkthyeses së gjuhës serbe të enjten, në Gjykatën Themelore të Pejës është shtyrë shqyrtimi fillestar në rastin “Brezovica 1”.

Kjo seancë ishte parapara të mbahej për rastin e ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq dhe 11 të tjerë, ku akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi, marrje e dhënie ryshfeti e armëmbajtje pa leje.

Listës së të akuzuarve në këtë rast, i prin ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, duke u pasuar nga Dimitrije Recicevic, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, Hysni Bajrami dhe Dragomir Milosavljeviq, të dy si inspektorë komunal të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Shtërpcës, Sasha Milosavleviq si shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës dhe si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Arben Çitaku, në cilësinë e ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi si kryeinspektor në MMPH, Mustafë Hyseni si shef i departamentit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ujërave në MMPH, Hysein Ajdini si investitor, Raif Bajrami, shefi i Inspekcionit në Komunën e Shtërpcës si dhe Sasha Spasiq e Jadran Kostiq.

Në seancën e së enjtes, fillimisht, gjyqtari Murat Hulaj konstatoi mungesën e dy të pandehurve Dragomir Milosavljeviq dhe Sasha Milosavleviq, si dhe kërkoi sqarim nga përgjegjësi i transportit të burgosurve. Ky i fundit u arsyetua se e-maili për dërgesën e dy të pandehurve të lartpërmendur, iu ka arritur me vonesë dhe nuk e kanë parë që edhe këta të dy duhet t’i sjellin në seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, gjyqtari Hulaj, gjithashtu konstatoi edhe mungesën e përkthyeses se gjykatës nga gjuha serbe.

Në këto rrethana, seanca e sotme u shty kurse e radhës u caktua për 3 prill 2023.

Ndryshe, aktakuza për këtë rast, i cili njihet si “Brezovica I”, është ngritur më 9 dhjetor 2022 nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe 11 të akuzuarit tjerë, ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi, marrje e dhënie ryshfeti e armëmbajtje pa leje.

Bratislav Nikoliq, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, sipas aktit aktakuzes po akuzohet se ka përfituar kundërligjshëm mbi 1 milion euro, vetura luksoze e tri vikend-shtëpiza në Brezovicë.

Sipas aktit akuzues të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, akuzohet për katër vepra penale: Keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit dhe për armëmbajtje pa leje.

Sa i përket veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, prokuroria e akuzon Nikoliqin se nga viti 2013 deri në dhjetor 2021, në Shtërpcë ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror, duke mundësuar dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në Zonën e tretë dhe të dytë.

Aktakuza e Prokurorisë i ngarkon edhe Dimitrije Recicevic, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, Hysni Bajramin dhe Dragomir Milosavljeviq, të dy si inspektorë komunal të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Shtërpcës, Sasha Milosavleviq si shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës dhe si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Arben Çitaku, në cilësinë e ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi si kryeinspektor në MMPH, Mustafë Hyseni si shef i departamentit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ujërave në MMPH, Hysen Ajdini si investitor, Raif Bajrami, shefi i Inspekcionit në Komunën e Shtërpcës si dhe Sasha Spasiq e Jadran Kostiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img