1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ja arsyet që Barcelona mund ta përmbysë Parisin

Barcelona ka pësuar një humbje të thellë në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së.

Katalunasit u mposhtën 4-0, por ndeshja e kthimit pritet të jetë edhe më e zjarrtë në ‘Camp Nou’.

Pas kësaj humbje ndaj Parisit, Barcelona ka shënuar katër fitore, duke mposhtur Leganes 1-2, triumfuan 1-2 tek Atletico Madrid, ndërsa dërmuan Gijonin 6-1 dhe Celta Vigon 5-0, transmeton Telegrafi.

Mediat në kataluni kanë dhënë gjashtë arsyeje që Barcelona mund ta rikthejë rezultatin në këtë takim për të kaluar tutje.

Ndryshimi taktik

Pas humbjes ndaj PSG-së, Luis Enrique ka filluar me një formacion edhe më sulmues duke përdorur 3-4-3, me të cilin formacion Rafinha ka shkëlqyer. Edhe ndaj PSG-së trajneri spanjoll pritet të luaj me këtë formacion.

Luis Enrique duke dhënë instrukcione për Neymar dhe Serigo Busquets /Getty Images

Lionel Messi

Ndoshta është arsyeja kryesore që Barca mund ta rikthejë rezultatin. Pasi ishte i heshtur në kryeqytetin francez, ai ka shpërthyer me gola duke treguar se është ndër futbollistët më të mirë që ka njohur bota e futbollit. Messi po kalon nëpër një formë të mrekullueshme dhe ky është një problem i madh për PSG-në.

Messi duke festuar një gol ndaj Atletico Madrid /Getty Images

Neymar

Ndryshimi i formacionit ka bërë që formën e vjetër ta kthejë edhe braziliani Neymar. Me skemën e re, braziliani nuk ka më detyra mbrojtëse dhe kjo ka bërë që ai të shpërthejë në dy ndeshjet e fundit me gola.

Neymar shënoi një gol të mrekullueshëm ndaj Celta Vigos /Getty Images

Bashkimi i grupit

Pasi startuan shumë mirë, disa futbollistë si Rafinha, Ivan Rakitic dhe Sergi Roberto nuk po luanin siç duhet. Por në kohët e fundit kjo treshe është kthyer në formë dhe ka shkëlqyer. Forma e mirë e këtyre tre lojtarëve i ka dhënë një tjetër ritëm Barcelonës e cila tani duket e rilindur dhe se grupi është më i bashkuar se kurrë.

Barcelona tani duket më e bashkuar se kurrë /Getty Images

Luis Enrique

Pasi doli haptazi dhe tregoi të ardhmen e tij, trajneri Luis Enrique është çliruar. Fakti që ai do të largohet nga Barcelona i ka dhënë skuadrës një efekt pozitiv pasi po kërkojnë të luajnë edhe më mirë për ta përshëndetur me trofe trajnerin.

Luis Enrique deklaroi se do të largohet nga Barcelona në fund të stinorit. /Getty Images

‘Camp Nou’

Kur ke një tifozëri fantastike si ajo e Barcelonës dhe një stadium me kapacitet prej 100 mijë të pranishmëve atëherë edhe kundërshtarët frikësohen. Përveç nga Messi me shokë, PSG duhet ta ketë një tjetër frikë, nga stadiumi dhe 100 mijë tifozë të flaktë të cilët do ta mbështesin shumë Barcelonën. /Telegrafi/

Camp Nou pritet të jetë i stërmbushur me mbi 100 mijë tifozë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img