Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraelit “i vjen thellësisht keq” për sulmin ajror që vrau shtatë punonjës të ndihmës, duke përfshirë tre britanikë.
Duke e përshkruar ngjarjen si një “incident tragjik”, kryeministri izraelit tha se “zemrat tona janë me familjet e tyre dhe me vendet e tyre”.
Në një postim në platformën X, ai shtoi se forcat izraelite janë duke kryer hetim dhe se Izraeli do t’i bëjë publike gjetjet.
Më herët ai tha se forcat izraelite kishin “goditur pa dashje njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës”, duke shtuar se incidente të tilla “ndodhin në luftë”.