2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Izraeli sulmon qytetin Rafah, 28 viktima, mes tyre 10 fëmijë

Të paktën 28 persona humbën jetën në Rafah nga sulmet izraelite. Mes viktimave ishin dhe 10 fëmijë.

Sulmi erdhi pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të përgatiste një plan për evakuimin e civilëve nga qyteti jugor në kufi me Egjiptin, përpara një operacioni tokësor të pritshëm.

Duke cituar zyrtarë të shëndetësisë dhe dëshmitarë okularë, agjencia e lajmeve ‘Associated Press’, njoftoi se 28 persona u vranë ndërsa sulmet ajrore goditën disa shtëpi në Rafah. Po sipas agjencisë, mes të vdekurve, 10 ishin fëmijë.

Zyra e Netanyahu njoftoi të premten se ushtria ishte urdhëruar të hartonte një plan për të evakuuar civilët nga qyteti, si dhe për të shkatërruar katër batalione të Hamasit, për të cilat tha se ndodheshin në Rafah.

“Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës për eliminimin e Hamasit duke lënë katër batalione të tij në Rafah”, tha zoti Netanyahu në një deklaratë. Ai shtoi se aktiviteti intensiv (i grupit) në qytet, kërkon që civilët të evakuohen nga zonat e luftimit.

Por në deklaratë nuk sqarohej një afat mbi hartimin e planit apo se kur zoti Netanyahu mendonte se do të evakuoheshin më shumë se 1.4 milionë palestinezët që ndodhen aty. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se në Gazë nuk ka më vende të sigurta.

Netanyahu tha këtë javë se qytetet e Rafahut dhe Khan Younisit janë “dy bastionet e fundit të Hamasit. Grupi është shpallur nga Shtetet e Bashkuara një organizatë terroriste.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img