Site icon PrishtinaPress

Izraeli sulmohet sërish nga ky shtet, i kundërpërgjigjen zjarrit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë qëlluar objektivat në Libanin jugor të mërkurën në formë kundërpërgjigje prej sulmit që vinte nga ai territor.

“Pak kohë më parë, një celulë terroriste tentoi të lëshonte raketa antitank nga Libani në drejtim të territorit izraelit në zonën e Zar’it. Një tank i IDF-së i goditi ato”, tha IDF në një deklaratë, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.

Përveç kësaj, terroristët hapën zjarr pak më parë nga Libani në drejtim të territorit izraelit në zonën Yiftah. Nuk raportohet për të lënduar. IDF po i përgjigjet me zjarr në drejtim të origjinës së të shtënave.”

Ushtria izraelite ka shkëmbyer zjarr në mënyrë sporadike, por rregullisht me militantët në Libanin jugor gjatë javëve të fundit. /Insajderi.org/

Exit mobile version