Ndërsa sulmet ajrore në Gaza vazhdojnë, ushtria izraelite thotë se ka shkatërruar një vend që Hamasi përdorte për të zbuluar avionët luftarakë mbi Rripin e Gazës.
Forcat ajrore të vendit gjithashtu postuan në Twitter se avionët luftarakë gjatë natës goditën mbi 80 vende në Beit Hanoun në Gaza, “përfshirë dy degë bankash të përdorura nga Hamasi për financimin e terrorizmit në Gaza, një tunel nëntokësor dhe dy qendra komanduese operacionale të përdorura nga Hamasi për të drejtuar aktivitetet terroriste kundër Izraelit”, raporton BBC.
Ata gjithashtu goditën vende të tjera duke përfshirë dy komplekse të përdorura për stërvitje dhe ruajtjen e armëve.