1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Izraeli përfundon sulmin në Iran, thotë se cak ishin objektivat ushtarake: Avionët tanë janë kthyer të sigurt në shtëpi

Ushtria izreaelite ka thënë se ka përfunduar sulmet ndaj Iranit, të cilat i ka arsyetuar si hakmarrje për për breshëritë e raketave balistike që lëshoi Irani ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji dhe në prill.

Siç raporton CNN, ushtria izraelite e ka paralajmëruar Iranin kundër përshkallëzimit të mëtejshëm, duke thënë se “rezervon të drejtën për të mbrojtur qytetarët e tij”, në rritje të frikës se konfrontimi i gjatë midis dy ushtrive të fuqishme mund të përshkallëzohet në një luftë më të gjerë rajonale – duke tërhequr potencialisht Shtetet e Bashkuara.

Ushtria izraelite tha se goditi vendet e përdorura për prodhimin e raketave që Irani ka gjuajtur në Izrael gjatë vitit të kaluar.

Izraeli tha gjithashtu se goditi mbrojtjen ajrore iraniane herët të shtunën për të lejuar avionët e tij të sulmonin objektivat e tjerë.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit përfunduan sulme të sakta dhe të shënjestruara kundër objektivave ushtarake në një numër zonash në Iran. Avionët tanë janë kthyer të sigurt në shtëpi”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izrealit që të mos sulmonte infrastrukturën energjetike të Iranit, nga frika e ndezjes së një konflikti më të gjerë, një kërkesë që Izraeli duket se e ka marrë parasysh, sipas raporteve paraprake.

“Ky duhet të jetë fundi i këtij shkëmbimi të drejtpërdrejtë zjarri midis Izraelit dhe Iranit,” tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane pas sulmeve.

Ndryshe, Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett, tha se Uashingtoni është këshilluar për sulmet paraprakisht.

Sipas tij, sulmet janë “ushtrim i vetëmbrojtjes dhe në përgjigje të sulmit me raketa balistike të Iranit kundër Izraelit, që u krye më 1 tetor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img