Site icon PrishtinaPress

Izraeli nis kundërsulmin, sulmon objektivat e Hamasit në Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit lajmëruan se po godasin objektivat e Hamasit në Gaza në përgjigje të sulmit të Gazës ndaj Izraelit.

Grupi islamik Hamasi nisi sot sulmin e tij më të madh ndaj Izraelit në vite, në një lëvizje të befasishme, persona të armatosur filluan të kalojnë kufirin dhe një breshëri raketash u lëshuan nga Rripi i Gazës.

Ndërsa sirenat e alarmit po binin në të gjithë Izraelin jugor dhe qendror, duke përfshirë Jerusalemin, ushtria izraelite shpalli gjendjen e luftës. Kryeministri Benjamin Netanyahu thirri një takim urgjent të zyrtarëve të sigurisë.

Sulmi i sotëm ishte më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, me mediat izraelite që raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit. /abcnews.al

Exit mobile version