Site icon PrishtinaPress

Izraeli mund të qëndrojë në Gaza për një kohë të gjatë, thotë një ish-komandant

Izraeli ka gjasa të përgatitet që ushtria e tij të qëndrojë në Gaza për një “periudhë të zgjatur kohore”, ka thënë një ish-komandant.

Gjeneralmajor Rupert Jones tha për Sky News se nuk mund vendoset një shkallë kohore për inkursionin e planifikuar nga IDF, por “askush nuk duhet të nënvlerësojë” se sa i vështirë do të jetë operacioni, transmeton Telegrafi.

“Është i ngadalshëm, i mundimshëm, gjithçka është e theksuar”.

“Është e tmerrshme për ushtarët në të dyja anët dhe, natyrisht, për civilët në mes”, tha ai.

Gjeneralmajor Jones tha se ofensiva do të jetë një “ndërmarrje brutale” për të cilën ushtria izraelite është përgatitur me kujdes.

“Kur ata shkojnë me një inkursion tokësor, ata kanë shansin më të mirë të mundshëm”.

“Por… lufta urbane, luftimet në qytete, veçanërisht në natyrën e ngushtë urbane të Gazës mund të jenë shumë të vështira”.

“Dhe sigurisht, kjo është arsyeja pse izraelitët po inkurajojnë popullsinë palestineze të largohen nga rruga”.

Por, sado që Izraeli të përpiqet të lejojë palestinezët të evakuohen, do të ketë viktima civile në “numra me siguri mjaft të konsiderueshme”, tha gjeneralmajor Jones.

Exit mobile version