-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Izolohen liderët e shtetit

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj muajt e fundit kanë realizuar shumë pak vizita jashtë vendit, ndonëse vendi ka ngecje në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, pretendon të anëtarësohet në INTERPOL etj.

Nga lajmet e publikuara në uebfaqet e tri institucioneve del se prej muajit nëntor 2018 e deri më tash në gjysmëmarsin e 2019-s liderët institucionalë kanë zhvilluar mesatarisht nga një vizitë në muaj.

Tre krerët institucionalë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, muajt e fundit kanë realizuar shumë pak vizita jashtë vendit, ndonëse vendi ka ngecje në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, pretendon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare si INTERPOL-i etj. Nga lajmet e publikuara në uebfaqet e tri institucioneve del se prej muajit nëntor 2018 e deri më tash në gjysmëmarsin e 2019-s liderët institucionalë kanë pasur mesatarisht nga një vizitë në muaj jashtë vendit, shkruan Gazeta “Zëri”.

Gjersa kreu i shtetit më së shumti ka udhëtuar deri në tri herë brenda muajit, kryetari i Kuvendit jashtë territorit të Kosovës ka dalë më së shumti dy herë në muaj. Ndërkaq më së paku gjatë këtyre muajve ka udhëtuar shefi i ekzekutivit, i cili nuk ka realizuar më shumë se një vizitë zyrtare brenda 30 ditëve. Madje gjatë muajit janar të këtij viti i pari i Qeverisë nuk ka udhëtuar asnjëherë jashtë vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img