Edhe Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka arritur të futet në objektin e komunës që udhëheq.
Dukagjini ka transmetuar pamje live ku shihet Zeqiri në zyrën e kryetarit.
Trupa të Policisë së Kosovës kanë hyrë në objektin e komunës së Zubin Potokut, pasi kanë arritur ta shpërndajnë turmën e mbledhur për ta penguar hyrjen e kryetarit të ri.
Edhe në Zubin Potok janë dëgjuar krisma, ndërkaq Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për ta shpërndarë turmën.
Turmat e njerëzve u mblodhën para komunave veriore, pasi në qytete u dëgjuan sirenat.
Zakonisht, në katër qytetet veriore, sirenat lëshohen nga strukturat që thërrasin qytetarët për të dalë në rrugë.