“Mollë sherri” ne mes Ministrave te LDK-së, Agim Veliu ja shfuqizon Arban Abrashit vendimin për shkarkimin e sekretarit Izedin Bytyqi duke caktuar Zymer Avdullahu, shkruan PrishtinaPress.eu.
Shkarkimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës Izedin Bytyqi u bë “mollë sherri” në mes te dy ministrave te LDK-së Agim Veliu dhe Arban Abrashi, ky i fundit me vendimin nr.1680 të datës 01.03.2021 kishte liruar nga detyra sekretarin e përgjithshëm Izedin Bytyqi dhe duke caktuar ne ketë pozitë Zymer Avdullahu të dy këta njihen si të afërt me strukturat e LDK-së.
I menjëhershëm ka qenë kundër përgjigja nga Ministri Agim Veliu i cili me datë 02.03.2021 ka nxjerr vendim me nr. 0045/2021 me të cilin e ka anuluar vendimin e Ministrit Abrashi duke e konsideruar si të paligjshëm.
E një vendim te tillë e kishte paralajmëruar mbrëmë sekretari i shkarkuar Izedin Bytyqi përmes një emaili i cili kishte theksuar se ka liruar zyrën për ti ikur konfliktit duke e konsideruar si uzurpim te zyrës se sekretarit.
PrishtinaPress.eu ka siguarar emailin dhe vendimin e Ministrit Veliu te cilat janë në vijim: