Site icon PrishtinaPress

Ivica Daçiqi e qet një kusht për t’u ulur në tavolinën e dialogut me Albin Kurtin

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga pozicioni se nuk mund të ketë progres në dialogun me Kosovën derisa të përmbushen detyrimet nga marrëveshja e Brukselit dhe të krijohen kushtet pë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Tanjug.

Daçiq tha për TV K1 se është mirë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ritheksoi këtë përsëri gjatë takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga kjo, ajo është një platformë e vjetër, është thirrja jonë, të cilën, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, ne e kemi theksuar vazhdimisht drejt institucioneve evropiane”, tha Daçiq.

Ai vlerësoi se BE-ja ka standarde të dyfishta dhe përmendi si shembull zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat u mbajtën për herë të parë pa vëzhgues të huaj dhe misionin e OSBE-së.

“A është Kosova demokracia ideale, pse dikush nuk vjen këtu të flasë për dialog ndërpartiak? Sepse ka standarde të dyfishta”, deklaroi Daçiq.

Ai përsëriti se pozicionet e Beogradit janë të qarta që nga fillimi, se nuk do të ketë vazhdim të negociatave derisa të zgjidhet çështja e Asociacionit.

 

Exit mobile version