3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ivica Daçiq shpëton nga shpërthimi i një eksplozivi në Somali

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq ka mbajtur dje një takim me Presidentin e Somalisë Muhamed Abdulahi Muhamet kur para objektit presidencial shpërtheu një eksploziv i plotë në një veturë.

Por shefi i diplomacisë serbe ka arritur që të largohet nga aty pa ndonjë dëm të shkaktuar. Daçiq dhe i tërë delegacioni serb ishin për një vizitë dy ditore në Somali dhe ditën e fundit të vizitës,  kishte takim me presidentin e shtetit Muhamed Abdulahi Muhamet.

Sipas raportimeve të mediave nga ky shpërthim i eksplozivit u lënduan më shumë se 13 njerëz, përfshirë edhe dy deputetë somalez, e një prej tyre u rrëzua në vendin e ngjarjes.

Eksplozivi thuhet të ketë shpërthyer në një veturë, përderisa ajo pjesë e vendit po sigurohej nga ushtarët.

Përgjegjësinë e morën një grup i ekstremistëve rebelë të grupit të quajtur ‘Al Shabab’, duke deklaruar se ishin në një drejtim të njëjtë rrugor me automjetet me zyrtarë qeveritare.

Ndërsa Daçiq ka deklaruar se nuk është i stresuar nga ky eksplodim duke thënë se kishte dëgjuar shpërthimin përderisa ishte në objektin presidencial, por që nuk ishte nervoz.

Ai shtoi se nga aty u larguan pa marrë parasysh shpërthimin dhe se grupi ekstremist shpesh herë kryejnë sulme bombarduese në Mogadish, afër kompleksit presidencial dhe në hotelet në të cilat shpesh vendosen qeveritarë dhe të huaj.

Pavarësisht shpërthimi Daçiq vazhdoi të flasë për vizitën duke thënë se është ministri i parë që po fle në Mogadish.

“Jam mirë unë dhe të gjithë nga delegacioni, por klima këtu është ndryshe. Ndonjëherë organizimi këtyre ngjarjeve në vende ekzotike është më i ndjeshëm”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img