Site icon PrishtinaPress

Ivanoviq: Thaçi është politikan dinak, nuk prishet me Amerikën dhe NATO-n

Arrestimi i Ramush Haradinajt është përdorur si një pretekst për ndërprerjen e bisedimeve pasi Prishtina nuk ka fuqi politike për të zbatuar ndonjë vendim të saj.

Kështu deklaroi lideri i Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq në një intervistë për ‘Sputnik’.

“Qeveria në Prishtinë dhe opozita imponuan që Kuvendi të merr disa vendime. Rezolutën e miratuar për ndërprerjen e dialogut deri në lirimin e Haradinajt e kanë bërë për shkak objektivave që duan t’i arrijnë nga Brukseli”, ka thënë Ivanoviq, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se një gjë e tillë nuk do të mbetet pa pasoja në sytë e komunitetit ndërkombëtar.

“Këto truke që po përdor Prishtina për të shpjeguar pafuqinë e tyre nuk do t’i pranoj amerikanët e as Bashkimi Evropian. Pritet që të marrin kritika të rënda dhe presion për të vazhduar negociatat”.

Sipas Ivanoviq, Hashim Thaçi nuk është aspak politikan naiv pasi alarmoi vendin se do të dorëhiqet në qoftë se nuk formohet Ushtria e Kosovës.

“Ai është një politikan dinak dhe si i tillë unë dyshoj se do bënte gabim fatal duke kundërshtuar mendimin e NATO-s dhe të Amerikës. Shpjegimi i një njoftimi të tillë do të thotë se ai ende negocion me persona nga administrata e sotme e Uashingtonit më saktësisht ata që kanë mbetur ende nga koha e Obamas. Qëndrimi zyrtar i Amerikës është i qartë. Problemi është tek mesazhet e përziera që nuk janë të qarta. Duhet një mesazh i qartë i cili thotë – nuk duhet të bëhet, për shkak se njerëzit nuk e kuptojnë zhargonin diplomatik”, ka përfunduar Ivanoviq.

Exit mobile version